Loading…

Vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm i Naser Pajazitit për vrasjen e Donjetës

  • 30/07/2019 | 15:43

Vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm i Naser Pajazitit për vrasjen e Donjetës

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Naser Pajazitin, i cili u shpall fajtor muaj më parë për vrasjen e Donjeta Pajazitit, shkruan Gazeta Metro.


Apeli gjeti se ankesa e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 23.04.209, është e pa bazuar në ligj.

“Kolegji profesional i kësaj gjykate, vlerësoj se aktgjykimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka shkelje të ligjit penal”.

“Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit konstatoj se meqenëse në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë rrethana posaçërisht renduese, ashtu sikurse ka vlerësuar edhe gjykata e shkalles se parë, dënimi me burgim të përjetshëm është në harmoni më rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarit, dhe më këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit, sikur parasheh neni 44 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Apelit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë