Loading…

Vërshimet në Suharekë, kryeministri premton ndihmë

  • 16/08/2018 | 15:33

Vërshimet në Suharekë, kryeministri premton ndihmë

Suhareka dje u përball me vërshime gjatë një rrebeshi të madh shiu dhe stuhie. Si pasojë shumë rrugë u demoluan, ndërsa uji u fut nëpër shtëpi e lokale.


Për këtë kryeministri Ramush Haradinaj, ka premtuar ndihmë, dhe ka bërë të ditur se si fillim ka kërkuar nga FSK dhe MPB të mobilizohen për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë. Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane”.

“Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë. Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë