Loading…

Vërshimet kërcënojnë Rrugën e Kombit

  • 12/11/2016 | 13:47

Vërshimet kërcënojnë Rrugën e Kombit

Vërshimet e lumit Mat kanë shkaktuar probleme edhe në autostradën Milot-Kukës-Morinë.

Reshjet intensive të ditëve të fundit që kanë përfshirë Shqipërinë, sidomos në veri e verilindje të saj, kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve.

Rrjedha e fortë e lumit Mat ka krijuar gërryerje në afërsi të Skurajve në Milot, vetëm pak metra larg vendit ku pati probleme edhe gjatë muajit janar të këtij vitit, ku gërryerjet i janë afruar trasesë së rrugës, duke rrezikuar seriozisht dëmtimin e saj, shkruan Koha Ditore.

Niveli i ujërave në lumin Mat është shtuar edhe për shkak të rritjes së prurjeve nga shkarkimet e hidrocentralit të Ulëzës dhe Shkopetit.

Gërryerjet kanë ndodhur vetëm 18 muaj pas realizimit të një investimi prej miliona lekësh për ngritjen e një argjinature dhe prite, në mënyrë që ujërat të mos i afrohen trasesë së rrugës.

Megjithëse projekti i autostradës Milot-Kukës-Morin ka kushtuar rreth 1 miliard euro, shirat e dy vjetëve të fundit kanë provuar se prognoza do të jetë e zymtë, ku janë regjistruar një numër i madh shembjesh edhe në segmentin Kukës-Fushë-Dukagjin, por edhe Thirrë-Reps.

Për Ministrinë e Transporteve e të Infrastrukturës në Shqipëri, Rruga e Kombit ka nevojë për 100 milionë euro të tjera investime, për pasojë mirëmbajtja është e papërballueshme, prandaj ajo do të jepet me koncesion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë