Loading…

‘Vërejtja e fundit’ e Hill: Marrëveshje e vështirë për të dyja palët, shpresojmë që të tregohen të gjithë konstruktiv si Serbia

  • 30/01/2023 | 20:03

‘Vërejtja e fundit’ e Hill: Marrëveshje e vështirë për të dyja palët, shpresojmë që të tregohen të gjithë konstruktiv si Serbia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, ka thënë se Serbia është e gatshme për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Ambasada e SHBA’së në Beograd ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të diplomatit amerikan, ku gjithashtu theksohet se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.

”Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është gati dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj,” ka thënë Hill.

Ndryshe, të hënën organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP), ka prezantuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Themelimi i Asociacionit ka qenë kërkesë e vazhdueshme nga SHBA’ja dhe Bashkimi Europian, si obligim i dalë i nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 nga të dyja palët.

Ndërkaq, më 31 janar ambasada amerikane në Kosovë do të mbajë një takim me përfaqësues institucionesh, opozitën e përfaqësues të shoqërisë civile për t’i diskutuar pikërisht alternativat për themelimin e Asociacionit. /gazetametro.net

Kurti dhe Osmani pranuan të diskutojnë nesër Asociacionin, vartësit thonë ‘Zajednica s’kalon’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë