Loading…

Verë Rahoveci në tavolinën e ambasadorit japonez në OKB

  • 17/11/2016 | 13:08

Verë Rahoveci në tavolinën e ambasadorit japonez në OKB

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB ku u fol edhe për Kosovën, ajo që ka befasuar ka qenë prezantimi i ambasadorit japonez, Yoshifumi Okamura. Pos që ka përshkruar të mrekullueshme situatën aktuale në Kosovë dhe ka kërkuar shqyrtimin e punës së UNMIK-ut, ambasadori japonez në tavolinë kishte edhe një shishe verë të Kosovës.

Kjo u theksua edhe përmes një publikimi në rrjetin social Facebook të ambasadorës së Kosovës në Uashington Vlora Çitaku.

“Ambasadori Okamura e përshkruan mrekullisht situatën aktuale në Kosovë, shqyrton punën e UNMIK-ut duke shijuar një gotë verë nga Kosova”, ka shkruar Çitaku në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë