Loading…

‘Verë n’dimën’ në Prishtinë

  • 21/11/2016 | 14:31

‘Verë n’dimën’ në Prishtinë

Dhjetëra shtëpiza prej druri janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Kjo në kuadër të aktivitetit “Verë n’dimën” që edhe sivjet është organizuar nga komuna e Prishtinës.

Me këtë organizim po ashtu mbështeten edhe bizneset e vogla në kuadër të Tregut të Fundvitit.

Në hapje të këtij tregu kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit bizneset e ndryshme do të kenë mundësi që të shesin produktet e tyre në shtëpizat e vendosura në shesh.

‘Vitin e kaluar i kemi pasur për herë të parë 20 shtëpiza dhe edhe këtë vit kemi vazhduar me ‘Tregun e fundvitit’ i cili do të jetë këtu gjatë muajit nëntor, dhjetor dhe ca ditë pas Vitit të Ri. Kemi përzgjedhur biznese në bazë të një konkursi të hapur ku kemi tentuar që të kemi një mix të shërbimeve të ndryshme, prej kafeve deri tek vera e vluar, vera e zier tek artizanatet, pra ka gjëra të ndryshme tek qytetarët të cilët duan të kalojnë një pjesë të ditës në shesh”, tha kryetari Ahmeti.

Ky aktivitet që po mbahet për herë të dytë në Prishtinë për festat e fundvitit, për drejtorin e Kulturës Besart Vllahinja e bën Prishtinën që të vendoset në hartën e qendrave të Evropës.

“Ne si Drejtori e Kulturës kemi marrë përsipër me u përkujdes për pjesën kulturore artistike të ‘Tregut të Fundvitit, çka e bën Prishtinën me u vendos në hartën e qendrave të Evropës edhe në aktivitetet kulturore edhe në promovim të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rinj’’, tha Vllahinja.

Kryetari Ahmeti tha se për shkak të interesimit të madh të bizneseve viteve të ardhshme mund të shtojnë numrin e shtëpizave.

Ahmeti njoftoi edhe për ndriçimin e sheshit për festat e dhjetorit e që sipas tij do të bëhet në javët e para të muajit të ardhshëm.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë