Loading…

Veprimi si në filma i shqiptarit në Gjermani: I ‘arrestoi’ hajnat me pistoletë lodër

  • 12/03/2018 | 15:12

Veprimi si në filma i shqiptarit në Gjermani: I ‘arrestoi’ hajnat me pistoletë lodër

Besnik Elshani është një shqiptar nga Kosova që kishte migruar në Gjermani me familje në vitin 1988.


Ai është shumë falënderues për mundësinë që i ka dhënë shteti gjerman, ndërsa tashmë ka vendosur të kthehet për të jetuar në vendlindje.

Elshani kishte probleme me njërën këmbë të cilën e kishte më të shkurtër, ndërsa në Gjermani iu bë e mundur që përsëri të luante futboll, përcjellë GazetaMetro.net

E si për falënderim ndaj kësaj, Elshani në disa raste kishte rrezikuar edhe veten për të mirën e shoqërisë. Por, më interesanti është një rast i ndodhur pas mesnatës.

“Në vitin 1995 apo 1996 një natë isha në disko. Derisa po kthehesha në shtëpi, kur erdha te rruga ku banoja u aktivizua alarmi në një dyqan të peshkimit”, tregon ai për TAG 24.

Elshani e kishte ndalur veturën dhe kishte parë dy hajna.

“Unë bërtita: Policia, ndalu ose do gjuaj. Atëkohë e mbaja një pistoletë lodër në veturë. E mroa atë në dorë. Njëri prej hajnave menjëherë u shtri përtokë”, kujton ai.
Pronari i dyqanit së bashku me të birin nxituan te dyqani menjëherë pasi dëgjuan alarmin. Por, kur arritën aty, hajnat tashmë ishin arrestuar.

“Ditën e nesërme dikush trokiti në derë. Ishte fqinji im. Më pyeti nëse isha i çmendur. Hajnat mund të më kishin bërë diçka të keqe. I thash që nuk i duroj hajnat. Ai më dhuroi tri shtaga të peshkimit”, ka thënë shqiptari 46 vjeç, i cili tashmë është rikthyer në Kosovë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë