Loading…

‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’: Fotografi e viti 1918, që tregon se si u mbrojtën njerëzit nga Gripi Spanjoll

  • 07/10/2020 | 15:33

‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’: Fotografi e viti 1918, që tregon se si u mbrojtën njerëzit nga Gripi Spanjoll

Një fotografi e vitit 1918 në kohën kur u përhap Gripi Spanjoll, është shpërndarë në rrjetet sociale së fundi pasi që në të shihen tre burra duke bartur maskë dhe një mban një shkrim ku thuhet: ‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’, transmeton Gazeta Metro. 


Gripi Spanjoll, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Duke zgjatur nga Janari 1918 deri në Dhjetor 1920, ai infektoi 500 milion njerëz apo rreth një e katërta e popullsisë së botës në atë kohë. Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milion në 50 milion, dhe ndoshta deri në 100 milion, duke e bërë atë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Atë kohë ishte rekomanduar mbajtja e maskave si mënyrë e parandalimit për tu infektuar nga ky grip.

E një fotografi e tre personave e vitit 1918, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale ku ata shihen me maska në fytyrë, derisa njëri nga ta mban një shkrim ku thuhet: ‘Vendosni maskën ose shkoni në burg’, transmeton Gazeta Metro.

Sot në vitin 2020 gjithashtu është duke u rekomanduar mbajtja e maskave në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë koronavirus. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë