Loading…

Vendoset sot nëse do të rinumërohen votat e kandidatit të LAA

  • 07/07/2017 | 15:07

Vendoset sot nëse do të rinumërohen votat e kandidatit të LAA

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa sot pritet që të marrë vendim nëse do t’i rinumërohen votat apo jo, kandidatit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Vehbi Imeri.


Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë,  por që PZAP-i ia kishte refuzuar.

Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Kryeshefi i PZAP-it Mul Desku tha për KosovaPress se sot do të vendoset në lidhje me këtë ankesë që i është kthyer nga Gjykata Supreme.

“Posa ta marrim vendimin njoftohet pala dhe KQZ për këtë”, tha Desku për KosovaPress.

Desku tha se nuk mund të prejudikojë në lidhje me vendimin, ndërkohë që nuk vendoset përfundimisht nga Paneli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë