Me 18 qershor të vitit të ardhshëm, shqiptarët do të mund të vendosin për përbërjen e re të parlamentit dhe qeverisë. Kjo është data zyrtare, të cilën e ka dekretuar presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Dekreti për zgjedhjet bëhet në mbështetje të nenit 92 dhe 93 të Kushtetutës dhe nenit 9 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Lexoni të plotë dekretin e presidentit:
Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 9883
Tiranë më 05.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI