Loading…

Vendose rripin dhe le telefonin: Policia bjen në kanal

  • 31/07/2019 | 11:39

Vendose rripin dhe le telefonin: Policia bjen në kanal

Dje apeluan qytetarët e Kosovës të vendosin rripin e të lënë telefonat, por mëngjesin e sotëm vetura e Policisë së Kosovës vet ra në kanal, shkruan Gazeta Metro.


Një veturë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht tek Parku i Biznesit.

Në pamjet e siguruara nga redaksia jonë, shihet se vetura ka përfunduar jashtë rrugës.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet për dy policë të lënduar lehtë.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar dukshëm numri i aksidenteve, e edhe i atyre me fatalitet.

Afër 100 aksidente ndodhën vetëm dy ditë më parë në Kosovë, ku në gjithsej prej tyre vdiqen dy persona dhe u lënduan 33 të tjerë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë