Loading…

Vendimi për liberalizimin e vizave merret para pushimeve të verës

  • 09/07/2018 | 19:12

Vendimi për liberalizimin e vizave merret para pushimeve të verës

Londra, që është në fazën finale të largimit nga Bashkimi Evropian, është bërë nikoqire e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor që e synojnë për dekada të tëra anëtarësimin në këtë institucion. 


Lajmi kryesor për Kosovën ka ardhur qysh në mëngjes, kur Komisionari për Zgjerimin, Johanes Hahn, i ka thënë KTV-së se vendimi për vizat vjen para pushimeve të verës.

“Do ta mbajmë premtimin, vendimi para verës”, ka thënë Hahn për KTV-në.

Deklarata është mirëpritur nga ana e ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili i ka thënë KTV-së në një intervistë se liberalizimi do të ndodhë deri në fund të vitit.

Pacolli ka folur edhe për tërheqjet e njohjeve duke thënë se ato nuk kanë ndodhur, dhe se qeveritë e këtyre vendeve po i largojnë ministrat që kanë rënë pre e Daciqit.

Kryediplomati kosovar ka folur për rininë e Kosovës, në një panel ku ishte i pranishëm me ministrat e jashtëm të Bosnjës e Shqipërisë, por jo atë të Serbisë. Ai ka përmendur sukseset e Rita Orës e Dua Lipës, dhe medaljet e xhudisteve.

Ndërkohë, në panelin tjetër Daciq ka thënë se dialogu me Kosovën do ta ndihmojë shtetin e tij që të afrohet me Bashkimin Evropian, pavarësisht a i kryen reformat e tjera.

Dita e parë e samitit ka përfunduar me lajmin shokues që Boris Johnonson, që do të duhej të ishte në këtë samit, ka dhënë dorëheqje, i pakënaqur me ecurinë e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë