Loading…

Vendimi i Qeverisë për të ndihmuar rindërtimin e katedrales, Latifi: Franca ishte me ne në orën më të ligë të historisë sonë

  • 17/04/2019 | 17:41

Vendimi i Qeverisë për të ndihmuar rindërtimin e katedrales, Latifi: Franca ishte me ne në orën më të ligë të historisë sonë

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi ka bërë një adresim publik në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se Franca ishte ‘me ne në orën më të ligë të historisë sonë’, dhe një gjest i tillë moral nuk e bënë Kosovën më të varfër.

‘Qeveria e Kosovës ka bërë një gjest moral, e gjestet morale nuk të bëjnë më të varfër nga sa je. Përkundrazi, ato shprehin pasurinë shpirtërore të një vendi,’ ka shkruar Latifi.

Ja adresimi i tij:

“20 vite më parë intelektualët më të mdhenj të Francës ndikuan që debati akademik e medial në Perëndim për intervenimin e NATO-s të jetë në favor të Kosovës.

Ishte presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak që e ktheu politikën e jashtme franceze nga qëndrimi tradicional pro interesave të Serbisë, në mbështetje të çlirimit të Kosovës nga Serbia.

FRANCA ISHTE ME NE NË ORËN MË TË LIGË TË HISTORISË SONË.

Prandaj, të vajtosh sot se Qeveria e Kosovës së varfër paska nda një shumë simbolike për rindërtimin e Katedralës ikonike të Parisit, do të thotë të tregohesh mosmirënjohës. Qeveria e Kosovës ka bërë një gjest moral, e gjestet morale nuk të bëjnë më të varfër nga sa je. Përkundrazi, ato shprehin pasurinë shpirtërore të një vendi! “./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë