Kreu i Aleancës dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e 7 qershorit, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bashkohen për formimin e një qeverie të opozitës, transmeton Gazeta Metro.
Gjini tha se është i shqetësuar nga ajo që e cilësoi si keqkuptim i një pjese të elektoratit lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kam një drojë se lajthitja e një pjese të elektoratit e ka arritur atë nivel sa nuk po e kuptojnë që kushdo që është kundër Amerikës është kundër Kosovës. Është kaq e thjeshtë dhe nuk mund të interpretohet në asnjë mënyrë tjetër”, deklaroi ai.
“Nëse edhe 10 kosovarë janë që mendojnë sikur ky mua më dhemb zemra, qysh s’janë t’u e kuptu që këto veprimet janë kundër Kosovës, kundër qytetarëve të këtij vendi. I ftoj dy partitë e tjera me u bë bashkë, e di që kam me qenë partneri më i vogël. Kam të drejtë të plotë, me i ftu me u bë bashk me ndërtu një qeveri të opozitës, për shkak se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, Kosova ka me pësu shumë keq”, vazhdoi ai tutje./gazetametro.net