Thellë në xhunglat e Azisë juglindore, në shtetin e Va-së me shumë pak vizitorë, gazetari John Fisher e ka përshkruar si vendi më misterioz në botë i cili nuk mund të gjendet as në hartat e Google.
Pas kontrollimit nga ushtarët e këtij vendi, gazetari tregon se si e pritën ngrohtë në shtetin e Va-së duke thënë “ Mirë se vini në vendin tuaj”.
Ky vend misterioz prodhon materialin kryesorë të papërpunuar të drogës së quajtur heroinë.
Shteti i VA-së me kulturat e reja në vend që kanë hyrë nga investitorët e huaj, e me theks të veçantë nga Kina, gjuhë kryesore e kanë atë Mandarin Kineze, si dhe infrastruktura dhe rrjeti elektrik i telekomunikacionit janë në pronësi nga kompanitë kineze.
Departamenti amerikan i shtetit në raportet e tij në OKB ka akuzuar shtetin e Va-së se është nje prodhues i madh i hapave të metamfetaminës, i njohur me emrin lokal “Jaba”./gazetametro.net