Loading…

Vendet më të bukura ku mund të kaloni Vitin e Ri 2017

  • 31/12/2016 | 11:21

Vendet më të bukura ku mund të kaloni Vitin e Ri 2017

Festimet dhe traditat për Vitin e Ri ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, por në pjesën më të madhe të vendeve të botës, nata e Vitit të Ri është një nga festat më të rëndësishme, e cila festohet me miq e familjarë, transmeton Gazeta Metro.


Dhjetë  vendet ku mund të  kaloni një natë të paharrueshme të  ndë rimit të viteve janë :

Nju Jork, SHBA

Një nga festimet më të mëdha të botës ka parë topin gjigant në Times Square për më shumë se 100 vjet. Më shumë se 1 milion njerëz ndjekin këtë eveniment. Nëse nuk preferoni të përfshiheni në turma gjigante, në Nju Jork gjenden vende të tjera fantastike ku mund të kaloni festën e ndërrimit të viteve. Qyteti i Nju Jorkut ofron diçka për këdo, prandaj mos e humbisni rastin ta përjetoni festën e bukur në këtë vend fantastik.
Las Vegas, Nevada

Mundësitë e argëtimit, që ju presin në qytetin më të famshëm të  botës për dëfrim, Las Vegas, janë  të  shumta. Aty festohet në mënyrë të jashtëzakonshme çdo eveniment festiv, nata e Vitit të Ri ofron mënyrën më interesante për të festuar. Rruga kryesore mbyllet për automjetet dhe mungesa e trafikut mundëson kalimtarët të ecin e të shohin fishekzjarrët e mesnatës, të cilat shpërthejnë prej çative të shtatë hoteleve dhe kazinove të ndryshme. Përveç festës së rrugës, klubet dhe kazinotë, ofrojnë qindra festa dhe aktivitete për të gjithë njerëzit.
Rio de Zhaneiro, Brazil


Njësoj si Barcelona, Rio njihet si një nga kryeqytetet e festave në botë. Aty festa fillon dhe përfundon në Plazhin Kopakabana. Qendra e festave është në këtë plazh të famshëm, që përfshin zhanre muzikore të  ndryshme dhe aktivitete gazmore. Festa e ndërrimit të viteve përfshin edhe një nga shfaqjet më masive të fishekzjarrëve në botë rreth 1200 fishekzjarrë.
Londër, Angli

Miliona londinezë mblidhen në sheshin Trafalgar. Në mesnatë, kulla rreth Big Ben-it  fillon shpërthimin e fishekzjarrëve shumë ngjyrësh. Më pas gjithë  sytë  kthehen nga Syri i Londrës ku përvec spektaklit me fishekzjarre bëhet edhe një aktivitet kulturor më  muzikë të zhanereve të ndryshëm, por ajo që mbizotëron është muzika rok.
Paris, Francë

Pse Parisi? Sepse këtu feston ardhjen e Vitit të Ri në një nga qytetet më madhështore të botës! Nëse doni të kërceni, pini e të shkoni në klube nate, apo thjesht doni të shijoni një mbrëmje të qetë me miqtë tuaj, Parisi ofron gjithçka për të kaluar sa më mirë Vitin e Ri.
Madrid, Spanjë 

Dhjetëra mijëra madrilnë mblidhen para “Puerta del Sol”  për një ritual vjetor, i cili mendohet se sjell mbarë si për vitin tjetër dhe më pas shkojnë në vendin e quajtur “Gran Via” për të parë hedhjen e fishekzjarreve.
Beirut, Liban

Çdo Vitit të Ri është një premtim se çdo gjë do të jetë më mirë në kryeqytetin e Libanit dikur të shkatërruar nga lufta. Mijëra njerëz mblidhen në sheshin qëndror të Beirutit për të parë shfaqjen e fishekzjarrëve që bëhet aty.
Tokio, Japoni

Nëse planifikoni të festoni Vitin e Ri në Tokio, duhet të dini se festa zgjat shumë. Në Tokio, festa e Vitit të Ri mund të zgjasë deri në një javë, ku festimet nisin që në datën 29 dhjetor e zgjasin deri më 4 janar. Fishekzjarrë, kërcime dhe këngë janë normale, siç është dhe gatimi tradicional i Toshikoshi Soba. Kulla e Tokios është vendi më popullor në qytet, ku mblidhen turmat më të mëdha. Një tjetër arsye për të vizituar këtë qytet të bukur në këtë kohë, është se dyert e Pallatit Perandorak hapen për publikun në datën 1 Janar, një nga dy ditët e vetme në të gjithë vitin.
Ishulli i Krishtlindjeve, Paqësori  Jugor

Ai është ndër vendet e para të banuara në botë për të festuar Vitin e Ri. Me vetëm 5000 banorë, Vitit të Ri kë tu është më  shumë një çështje intime.
Sidnej, Australi

Qyteti më i madh në Australi dhe i pari në botë që feston natën e ndërrimit të viteve. Fishekzjarrët në Portin e Sidnej janë pjesa më interesante e festës në Australi. Fakti që në këtë kohë është verë në Australi, ofron një ndjesi të veçantë për Hemisferën Veriore. Fishekzjarrët e mëdhenj janë arsyeja kryesore pse njerëzit nga e gjithë bota vijnë në Sidnej për të festuar Natën e Vitit të Ri./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë