Loading…

Vendet me njerëzit më të bukur

  • 02/12/2016 | 23:05

Vendet me njerëzit më të bukur

Njerëzit e bukur kanë frymëzuar betejat më epike të historisë dhe janë bërë muzat e poezive dhe rrëfimeve.

Ne priremi t’i ngjitim njerëzit e bukur në piedestal dhe t’i adhurojmë. Disa prej nesh edhe mund t’i urrejnë njerëzit e bukur dhe nuk duan të kenë të bëjnë fare me ta.

Besohet se, njerëzit më të bukur janë miqësorë dhe i mirëpresin miqësitë me këdo, sigurisht, në varësi të paraqitjes. Njerëz e bukur zakonisht duan miqësi dhe lidhje me të tjerë të bukur. Kjo është arsyeja pse u krijua “BeautifulPeople.com”.

Kjo faqe, e cila i pranon njerëzit në varësi të bukurisë, ka gjetur 10 vendet me njerëzit më të bukur. Brazili është vendi ku njerëzit janë aq të ndryshëm sa kultura. Brazilianët nuk kanë tipare fikse: ata mund të kenë ngjyra të ndryshme flokësh dhe lëkure, por ende janë të legjitimuar për t’u quajtur brazilianë.

Në vendin që luan shumë futboll dhe bën shumë plazh, bukuria e njerëzve është për t’u patur zili. “BeautifulPeople.com” i ka renditur burrat dhe gratë e Brazilit në vend të parë. Francezët, përveç gjuhës, janë qenie njerëzore të mrekullueshme. Niveli i obezitetit për një vend që ha bukë dhe djathë gjithë ditën është tepër i ulët.

Nga Franca, Olivier Martinez dhe Eva Green janë dy aktorë të mirënjohur dhe tepër të bukur. Megjithatë, gratë franceze janë më të kërkuara sesa burrat francezë. Më tej, vijnë Shtetet e Bashkuara. ShBA­të kanë në përbërje të gjitha llojet e kulturave e vendeve.

Kjo do të thotë se ka më tepër njerëz me prejardhje të ndryshme dhe rrjedhimisht, hibridë të bukur. Ky vend i ka falur botës disa nga yjet më të bukur të filmave.

Norvegjia, origjina e shumë prej përrallave të njohura, është edhe shtëpia e disa prej njerëzve më të bukur në botë. Gratë kanë një nivel pranueshmërie prej 71% në “BeautifulPeople.com”.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë