Nga shtypi gjerman janë përzgjedhur disa nënvizime nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Zyrtarët e Prishtinës dhe Podgoricës pritet se do të fajësojnë për çdo gjë – rusët. Përderisa, Serbia ende nuk ka zgjedhur midis Brukselit dhe Moskës.
Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë të forta, vlerëson Martina Čarnovska në kolumnen e saj të rregullt në ‘East Side’. Ajo nënvizon se gjatë viteve të luftës Shtetet e Bashkuara ishin përfshirë në një ndërhyrje vendimtare ushtarake të NATO’së në fund të viteve nëntëdhjetë, ashtu si edhe në misionet paqëruajtëse më vonë. Washingtoni nëpërmjet ambasadës së saj në Prishtinë ka ndikim edhe në çështjet e brendshme politike. Me sa duket, disa zyrtarë kryesorë në Kosovë janë emëruar në konsultim me amerikanët. Në prani të shumë ndërtesave qeveritare në Prishtinë, para flamurit të BE’së, mund të gjeni të varur flamurin amerikan, transmeton gazetametro.
Në mediat gjermane poshatu nënvizohet Ulrike Lunacek. Ajo vlerëson se “Zgjedhjet presidenciale në Amerikë edhe pse larg nga Kosova, në Kosovë monitorohen me kujdes të veçantë”.
Për këtë vend ballkanik do të ishte më mirë në qoftë se nuk kishte fituar Tramp thotë Lunacek, që është raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën.
“Presidenti i Amerikës gjatë fushatës është shprehur i kënaqur me presidentin rus Vladimir Putin. Dhe Rusia është duke u përpjekur në mënyra të ndryshme për të ushtruar ndikimin e saj në Ballkan dhe të vendos pengesat në rrugën drejt Bashkimit Evropian në rajon”, cilëson Lunacek, duke aluduar edhe në ndikimin rus nëpërmes Beogradit në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Për Malin e Zi dhe implikimet e ndryshimit të qëndrimeve globale shkruan Laidenfrost Martin, një gazetar austriak dhe njohës i mirë i Ballkanit. Ai prek grusht shtetin në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Dhe sheh një situatë të dyshimtë, ku vërehet ‘politika e madhe’ në këtë vend të vogël, ose ndeshja e kombinuar midis perëndimit dhe rusëve, që implikon edhe politikanët e liderët si akterë vendor, trasnmeton gazetametro.net.
Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina, duket t’i ketë punët më së keqi, nga ndikimet e ‘politikës së madhe’, raportojnë mediat gjermane në Zvicër. Ata edhe kanë një dukuri të fundamentalizmit islamik që e quajnë ‘selefi’, e që në Kosovë njihet si ‘vahabi’, prej të cilëve shumë kanë luftuar edhe përkrah ISIS’it në Siri.
Tashti, serbet e Bosnjës, më pro rus se kurrë, ‘selefitë’ i shohin si shumë të rrezikshëm, e që muslimanët e moderuar të Sarajevës, i bëjnë të gjenden midis dy zjarreve, të cilët i mohojnë ‘selefitë’ duke ua zbehur ndikimin, e në anën tjetër duke humbur terren dhe ndikim para ‘politikës së madhe’ – para serbëve pro rus dhe perendimit anti ISIS./gazetametro.net