Loading…

Vëllezërit që kryen sulmin terrorist në Jeruzalem ishin burgosur edhe më parë për aktivitete terroriste

  • 30/11/2023 | 12:11

Vëllezërit që kryen sulmin terrorist në Jeruzalem ishin burgosur edhe më parë për aktivitete terroriste

Dy terroristët që kryen sulm terrorist të enjten në mëngjes në hyrje të Jeruzalemit janë identifikuar si dy vëllezër nga Jeruzalemi lndor, shkruan Gazeta Metro.


Ata ishin burgosur edhe më parë për aktivitet dhe lidhje me terrorizmin.

Sipas Shërbimit izraelit të Sigurisë Shin Bet ata janë anëtarë të grupit terrorist të Hamasit dhe më parë kishin qenë të lidhura me grupe dhe elemente tjera të terrorit.

Ata janë identifikuar si Murad Namr 38 vjeqar dhe Ibrahim Namr 30.

Muradi ishte arrestuar disa herë mes vitit 2010 dhe 2020 për planifikim të sulmeve terroriste nën direktivat e elementeve të terrorit në Rrip të Gazës ndërsa Ibrahimi ishte burgosur në vitin 2014 gjithashtu për aktivitet terrorist./gazetametro.net 

Autorët e sulmit terrorist identifikohen si dy vëllezër të lidhur me Hamasin, dalin emrat e viktimave

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë