Një femër ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, shkruan Gazeta Metro.
Viktima ka raportuar gjithashtu se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar.
I dyshuari gjithashtu ka deklaruar se ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën, kështu duke e shtyrë atë, ajo ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
‘’ Prishtinë, 22.05.2021 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është rrahur nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. ‘’/gazetametro.net