Loading…

Vëllau i Jabllanovicit bartte drogë me veturë të qeverisë

  • 25/01/2017 | 08:42

Vëllau i Jabllanovicit bartte drogë me veturë të qeverisë

Marko Jablanovic i quajtur “Egërsirë” (34), vëllai i Aleksandar Jablanovic’it, sekretar shtetëror në ministrinë serbe për punë, dhe biri i Dragan Jablanovic’it, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, u arrestua në afërsi të Kralevës për shkak të dyshimit se shpërndan drogë. Ai në momentin e arrestimit gjendej në veturën zyrtare të qeverisë së Serbisë.


Vëllai i tij Aleksandar Jablanovic, konfirmoi për Kuririn serb se vëllai i tij është arrestuar dhe shpjegoi përse ai gjendej në veturën zyrtare të qeverisë serbe, transmeton gazetametro.net.

“Nuk ka këtu asnjë sekret. E angazhova vozitësin tim që të takohemi në gjysmë të rrugës në Kragujevc që të më sjellë çantën me dokumente të cilën e kisha harruar dhe disa tesha të pastra, pasi unë jetojë në Beograd ku punojë, ndërsa bashkëshorten e kam në Leposaviq. Mirëpo, kunata ime në ndërkohë kishte probleme shëndetësore dhe u nisë me vozitësin tim deri në Kragujevc te mjeku, pasi që atje kishte kartonin e shëndetësisë, e me të është nisur edhe Marko. Policia i ka ndaluar dhe Marko është arrestuar”, ka thënë Aleksandar Jablanovic.

Në pyetje a din diçka në lidhje me pretendime se vëllai i tij “ka rënë” për  shkak të drogës, ai përgjigjet se nuk është në marrëdhënie të mira me të dhe se nuk din se me çfarë ai merret. /gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë