Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpool dhe Real Madrid është shtyrë dy herë nga 15 minuta, për shkak të trazirave që kanë ndodhur jashtë stadiumit. Ndërsa edhe vëllai i Joel Matip, Marvin ka qenë i përfshirë, transmeton Gazeta Metro.
Siç raporton gazetari i SkySports, Florain Plettenberg ai është dashur të ikte me familjen e tij, duke u përpjekur të hynte në stadium, derisa gruaja e tij është shtazënë.
Për shkak të përdorimit të gaz lotsjellësit nga policia franceze, ata qëndruan në një restorant.
Ndërsa në një bisedë me Marvin Matip, ky i fundit i ka thënë: ”Organizimi përreth dhe në stadium është i padenjë për një finale të Ligës së Kampionëve. Përdorimi i gazit lotsjellës në zonat me fëmijë dhe tifozë të papërfshirë është i rrezikshëm.”
❗️Marvin Matip told me: „The organisation around and in the stadium is unworthy of a CL final! Using tear gas in areas with children and uninvolved fans is dangerous!“ @SkySportDE #UCLfinal https://t.co/WLry0wUsOx
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 28, 2022
Arsyeja e shtyrjes del të jetë pamundësia e qindra tifozëve të Liverpool për të hyrë me kohë në stadium, pas tollovisë së madhe të shkaktuar jashtë stadiumit. /gazetametro.net