Loading…

Vëllai i Donjeta Pajazitajt rrëfen se si pleqnarët i përzunë nga fshati |PAMJE

  • 10/04/2019 | 17:40

Vëllai i Donjeta Pajazitajt rrëfen se si pleqnarët i përzunë nga fshati |PAMJE

Donjeta Pajazitaj u vra në vitin 2015 nga kushëriri i saj, Naser Pajazitaj. Vëllai i viktimës ka treguar se familja e tyre kanë pasur probleme me “pleqnarët e fshatit”, transmeton Gazeta Metro.


Pas dënimit me burg të përjetshëm që e mori Naser Pajazitaj, i dënuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës ka treguar se familja e tyre kanë pasur probleme me “pleqnarët e fshatit”.

Shkëlqimi ka rrëfyer ekskluzivisht për lajmi.net se çfarë u bëri presioni i “pleqnarëve të fshatit” që ata ta lëshojnë shtëpinë e tyre në Strellc të Deçanit.

Familja e Donjeta Pajazitajt edhe pse e mbytur në dhimbje nuk po gjen qetësi shpirtërore pasi disa persona të fshatit po i trokasin në derë vazhdimisht për t’ia mbajtur plagët e dhimbjeve të hapura.

Shkëlqim Pajazitaj tregon se familja e tij është larguar nga fshati Strellc, duke u zhvendosur në Pejë, për fajin e “pleqnarëve”, të cilët sipas tij, po kërkojnë besë në lidhje me rastin e vrasësit të motrës.

Vëllai i Donjetës thotë se asnjëherë nuk kanë synuar të hakmerren në familjen e Naser Pajazitaj për rastin që ka bërë, pasi tha se kjo punë i është lënë në dorë drejtësisë dhe ajo ka marrë vërdiktin e saj.

Familja e Donjetës, pas dënimit me burg të përjetshëm, janë shprehur të kënaqur me dënimin.

Mirëpo, familja e Donjetës asnjëherë nuk ka ngacmuar as me fjalën më të vogël familjarët e tjerë të vrasësit të vajzës së tyre, e Shkëlqimi thotë se ata nuk do t’i bënin keq kurrë fëmijëve të vegjël të tij.

Kujtojmë, se gjykata në gjykimin e parë Naserin e kishte shpallë të pafajshëm, por pasi u kthye rasti në rigjykim, Naseri u dënua me burg të përjetshëm.

Shkëlqimi iu kthye edhe një herë rrëfimit se si ndodhi e gjithë ngjarja tragjike e vrasjes së motrës së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë