Loading…

Veliu: PDK e rrëzoi Qeverinë, sepse u tmerua nga sukseset e Isa Mustafës

  • 10/05/2017 | 17:25

Veliu: PDK e rrëzoi Qeverinë, sepse u tmerua nga sukseset e Isa Mustafës

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se votimi i PDK-së për ta rrëzuar qeverinë ka ardhur për arsye se iu ka penguar puna e kryeministrit, Isa  Mustafa.


Veliu madje ka thënë se PDK-ja është tmerruar me rezultatet e suksesshme të qeverisjes së Mustafës dhe sipas tij, nuk kanë qenë të interesuar të marrin vendime të mëdha.

Kryetari i Podujevës ka theksuar se për PDK-në i kanë vlerësimet e njëjta, si ato të mëhershmet, dhe nuk kanë ndryshuar.

“Me të thënë drejtën, vlerësimet tona kanë qenë të njohura kaherë. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar asnjëherë, ne i njohim. Jemi në këtë skenë bashkërisht ka vite. Është mosrespektim i marrëveshjes  që e kemi pasur, është shkelje e marrëveshjes dhe arsyet i kemi ditur në momentin kur këta kanë filluar kësi lëvizjesh, por tashmë janë krejt të qarta se këta i ka penguar puna e qeverisë, rezultatet e qeverisë për ta kanë qenë tmerruese, dhe nuk kanë qenë të interesuar t’i marrin vendimet e mëdha në të cilat po thirren”, ka thënë Veliu.

Veliu ka thënë se PDK-ja nuk ka qenë e interesuar të kalohet demarkacioni, por shkuarja në zgjedhje,  problemet me Gjykatën Speciale dhe indikacionet se PDK-ja është në rënie.

“Nuk kanë qenë të interesuar as për demarkacionin ta kalojmë, as nuk kanë qenë të interesuar që në zgjedhje lokale të shkojmë me kryeministrin Mustafa, dhe po ashtu një prej arsyeve kryesore është se Gjykata Speciale, dhe raportet e tyre në mes vete dhe sigurisht indikacionet se këta janë në rënie kanë qenë arsyet kryesore që të ndërpritet ky koalicion”.

Veliu ka treguar se PDK-ja ka dal hapur kundër liberalizimit të vizave, sepse sipas tij, kalimi i demarkacionit do të sillte vizat.

“Këta definitivisht në këto 2-3 ditë e fundit është parë që kanë qenë haptas kundër liberalizimit të vizave, sepse demarkacioni sillte liberalizimin dhe këta kanë qenë kundër demarkacionit dhe nuk kanë qenë të gatshëm ta votojnë, por e kanë përdorur si pretekst për rrëzim të Qeverisë”, ka deklaruar Veliu për lajmi.net.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se vetëm dy deputetë të partisë së tij kanë qenë kundër demarkacionit, ndërsa shtatë në PDK.

“Kanë qenë dy deputetë të LDK-së kundër demarkacionit dhe 7 të PDK-së. Ne e kemi unifikuar grupin dhe kemi dhënë garanca që pas seancës së mocionit do fusin në rend dite demarkacionin dhe këta kanë dashur me pas tjera renditje dhe zhvillime”.

Veliu thotë se është vështirë të bashkëpunohet më PDK-në më, pas prishjes së marrëveshjes.

Ai ka theksuar se veprimi i PDK-së mund të jetë një cikël i rrezikshëm për Kosovën sepse do të jetë vështir të ndërtohen institucione të besueshme pas këtyre veprimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë