Loading…

Veliu: Nuk ka koalicion pa u qartësuar posti i Presidentit

  • 22/12/2019 | 13:48

Veliu: Nuk ka koalicion pa u qartësuar posti i Presidentit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se  nuk do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për ndërtimin e Qeverisë, pa u definuar pozita e Presidentit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Veliut, çdo shtyrje e çështjes së definimit të pozitës së shefit të shtetit do ta rrezikonte më pas koalicionin.

‘Mendimi i të gjithëve dhe disponimi është që tani të definohen të gjitha përgjegjësitë që i kemi me Vetëvendosjen në koalicion, tani e jo më vonë. Sepse çdo gjë që lihet më vonë për diskutim rrezikon koalicionin në punën e tij të mëtejme’, ka thënë Veliu, në një bisedë për Express, të dielën.

Vetëm para një dite, deputeti i LDK’së, Fatmir Rexhepi ka kërkuar që të arrihet marrëveshja për Qeverinë, ndërsa tha se Presidenti duhet të lihet për më vonë, duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër pos marrëveshjes me VV’në. E këtë qëndrim të Rexhepit, Veliu e sheh në kuadër të demokracisë dhe lirisë së mendimit në LDK.

Kujtojmë se të enjten është caktuar data e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa VV dhe LDK, si dy partitë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk kanë arritur në finalizimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës, pasi siç thuhet problemi kryesor po qëndron te Posti I Presidentit të cilin po e kërkon LDK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marke[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë