Loading…

Veliu ngacmon deputetët e VV’së: Nëse ju ka hup najsen në Karaçevë, kallëzoni 

  • 08/10/2020 | 14:17

Veliu ngacmon deputetët e VV’së: Nëse ju ka hup najsen në Karaçevë, kallëzoni 

Ministri i Punëve të Brendshme Agom Veliu, ka ngacmuar deputetët e Vetëvendosjes në Kuvend, derisa iu kërkuar të raportojë për aksionin në Karaçevë, shkruan Gazeta Metro.


Veliu teksa tregonte se çka u konfiskua, në fund të përgjigjjes i pyeti deputetët e Vetëvendosjes se mos u ka humbur diçka gjatë këtij aksioni.

Hyseni i VV’së pyeti Veliu, “A mendoni se është dekonspiruar aksioni me fjalimin e Veliut në Kuvend, ditën kur ndodhi aksioni”, ndërsa përgjigja e këtij të fundit nxiti të qeshura në Kuvend.

“Nëse ju ka humbur diçka në këtë aksion atëherë tregoni, dhe kërkojeni“, tha Veliu ndër të tjera.

Kujtojmë, që në rastin “Karaçeva”  lidhje janë arrestuar gjithsej 35 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë,  janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë