Loading…

Veliu letër BE’së: Serbia po grumbullon dhe transporton migrantët deri në afërsi të Kosovës

  • 20/11/2020 | 12:04

Veliu letër BE’së: Serbia po grumbullon dhe transporton migrantët deri në afërsi të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka akuzuar Serbinë se po grumbullon dhe transporton migrantë deri në afërsi të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Veliu sot ju është drejtuar përmes një letre publike, shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues special i BE, ambasadorit, Tomas Szunyog.

Ai ka shkruar se gjatë viteve të fundit, janë duke hasur në raste kur autoritetet serbe në mënyrë të organizuar grumbullojnë dhe më pas i transportojnë migrantët deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, me qëllim që të njëjtit të kalojnë përmes rrugëve ilegale në territorin e shtetit tonë.

“Jemi të vetëdijshëm se numri i migrantëve të parregullt ka shënuar një rritje të dukshme. Kjo rritje ka qenë sfidë për shtetin tonë, megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ngritur të gjitha kapacitetet e nevojshme për menaxhimin sa më të mirë të ndonjë fluksi të mundshëm me migrantë. Pavarësisht vështirësive të paraqitura, Qeveria e Republikës së Kosovës ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtoj në mënyrën më njerëzore, si dhe t’u ofroi migrantëve të gjitha kushtet e nevojshme, në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet më tej në letrën e ministrit Veliu.

Ministri Veliu thekson se gjatë intervistave të autoriteteve tona të zhvilluara ditëve të fundit me migrantë, janë njoftuar nga ata që një numër prej rreth 400 migrantëve tanimë janë grumbulluar në afërsi të Preshevës, me qëllim që të transportohen deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë