Loading…

Veliu lajmëron: Sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për rrëzimin e Albin Kurtit

  • 19/03/2020 | 11:47

Veliu lajmëron: Sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për rrëzimin e Albin Kurtit

Agim Veliu i cili dje u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë kohës sa kishte udhëhequr me këtë dikaster ky i fundit nuk ka pasur mundësi t’i ndërhynte në punë.

Veliu është zotuar se nuk i nënshtrohet askujt dhe se sot fillon procesi i nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Unë besoj se, gjatë ditës së sotme do të llojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve dhe në momentin që ato do të kompletohen do të procedohen në kryesinë e kuvendit për tu proceduar më tutje”, shprehet Veliu.

Ai në një emision në Televizionin Publik të Kosovës deklaroi se që nga procesi para dhe pas zgjedhor ka kundërshtuar dhe ka pasur hezitime për koalicion.

Kjo pasi që siç thotë ai, duke njohur filozofinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe dallimet në mes dy partive. Ai shkon edhe më tutje.

Veliu konsideronse partia me të cilën kanë qeverisur gjatë këtyre ditëve nuk ka kuadro

.“Unë nuk kam pasur pengesa as nuk kam pasur ndihmesa, sepse Kurti e ka ditur që unë nuk I nënshtrohem asnjë presioni dhe kërkese të tij. Unë punën time e kryej në bazë të rregullave ashtu sic edhe kërkohet në bazë të ligjeve. Ai e ka ditur që kërkesat e tij do të jenë të kota”, deklaron ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë