Loading…

Vejvoda: Status quo-ja e konflikti i ngrirë nuk janë fare zgjidhje

  • 28/03/2019 | 11:44

Vejvoda: Status quo-ja e konflikti i ngrirë nuk janë fare zgjidhje

Zgjidhja e çështjes së Kosovës është me rëndësi kyçe për Serbinë dhe status quoja e konflikti i ngrirë nuk janë fare zgjidhje, ka thënë Ivan Vejvoda, drejtor i Projektit Evropian dhe hulumtues i Institutit të shkencave humanitare në Vjenë, transmeton Gazeta Metro.

“Deri sa kjo çështje të mos zgjidhet, Serbia nuk do të pranohet në BE. Qipros kjo i ka shkuar për dore, por Bashkimi Evropian ka thënë qartë, dhe këtë e përsërit vazhdimisht, se nuk e do edhe një Qipro në anëtarësi, d.m.th. se më kurrë nuk do të pranojnë një shtet i cili nuk e ka të zgjidhur çështjen e kufijve”, ka thënë ai në një intervistë për portalin serb Mondo.

Duke folur rreth ndryshimit të kufijve, Vejvoda ka thënë se ndonjë korrigjim sigurisht sigurisht se mund të jetë si propozim, i cili mund të shqyrtohet. Ai ka thënë se edhe Karta e Helsinkit këtë e thotë, se ndryshimet e kufijve janë të mundshëm nëse për këtë merren vesh të dyja palët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë