Loading…

Vedat Muriqi mungon ndaj Izraelit

  • 01/10/2026 | 19:38

Vedat Muriqi mungon ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi ndaj Izraelit.


Ylli prizrenas ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor dhe si pasojë nuk do të jetë në gjendje të luajë të mërkurën.

Muriqi u lëndua dje në stërvitje, ndërsa para ndeshjes mori pjesë në stërvitje me ekipin por që ndjeu dhimbje dhe Franco Foda ka vendosur të mos e rrezikojë.

Kësisoj, dyshja Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani pritet të rikthehen në formacionin bazë, në sistemin 3-5-2.

Përndryshe, ende është e paqartë nëse Muriqi do të arrijë të rikuperohet në kohë për përballjen e të dielës ndaj Austrisë në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë