Loading…

Vedana Rudan: Kosova Amerikë, e edhe Kroacia Amerikë – serbët mbi hunj

  • Nga

  • 18/01/2017 | 14:17

Vedana Rudan: Kosova Amerikë, e edhe Kroacia Amerikë – serbët mbi hunj

Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i stolisur me motivet e kishave ortodokse, dhe “spicë” i mbushur me “patriotë” dhe luftëtarë për “serbizëm”, ndoshta i është kthyer nanushit Serbisë nga kufiri me Kosovën, por vazhdon të përzhitë nëpër hekurudhat ballkanike – e edhe në zemrat e atyre të cilët lufta e fundit e përgjakshme nuk i ka mësuar asgjë.


Pas përfundimit të mundimshëm të incidentit me trenin serbomadh i cili ishte nisur për në Mitrovicë, u lajmërua presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic duke informuar publikun serb se ai, është i gatshëm të shkoj në luftë, së bashku me djemtë e tij në radhët e para.

E, pra, ju faleminderit zotëri president, por menjëherë t’ju them – nuk jeni të detyruar. Ja, për kokë të nënës, nuk jeni të detyruar, sa më përket mua, e edhe të gjithë neve.

E sidomos jo sa i përket Vedrana Rudan, e cila sot në mëngjes na ka përshëndetur me fjalë më të ashpra se cilado kafe e fortë e mëngjesit. Shpresoj edhe juve do t’ju hap sytë. Ja se çka na porositi:

Toma Nikolic’i, presidenti serb, shpërthej brenda natës. Së pari i shpalli luftë duke i dërguar kosovarëve trenin në të cilin shkruante “Kosova është Serbi”, apo diçka të ngjashme, e pastaj deklaroi se kjo është veç hyrje, ai dhe djemtë e tij do të nisen përsëri në luftë që ta kthejë Kosovën vendit nanush.

Për kroatët paraqitja me e re e presidentit të budallepsur ishte qesharake, Nikolic’i në Serbi është siç është Kolinda për ne, njësia për budallallëk.

Megjithatë, disa kroatë mendojnë që fatmirësisht, kur Nikolic’i dhe djemtë e tij, e pas tyre edhe të gjithë serbët nisen për në Kosovë për ne kjo do të ishte vetëm fitore.

Në luftë do të vdisnin një milion serb. Këtij milioni i shtojmë edhe një milion kosovarë. Kosovën nuk do ta mbrojnë vetëm kosovarët të cilët janë atje. Kur thërret atdheu atëherë në mbrojtje vrapojnë atdhetarët nga e gjithë bota. Merreni me mend kur kosovarët nga Kroacia nisen në betejë, në betejë për mbrojtje të popullit të vet. Vetëm atëherë do të realizohej ëndrra shekullore e…, harrova e kujt. Kroacia më në fund do të ishte e PASTËR.

O Zot, se si njeriu mund të magjepset aq lehtë. Nuk është aq e thjeshtë. Nikolic’i me djem do të niset për në Kosovë, kjo është okej. Por Kosova nuk është më Kosova e cila i ka mbetur në kujtim heroit të kalitur, çetnikut të respektuar dhe luftëtarit për liri. Kosova sot është Amerikë. Kroacia është anëtare e NATO’s, edhe ne jemi Amerikë. Për këtë arsye djemtë tanë do ta mbrojnë Kosovën si tokën e tyre.

Dhe kështu, ne amerikanët, përsëri do t’i vendosim serbët në shelgje, derisa ata, ndoshta edhe rusët, do të therin kroatët sepse kanë qejf sallatë. Por kësaj here në Kosovë. Megjithëse Trump dhe Putin paralajmërojnë marrëveshje mbi mos sulmin, kështu që serbi, çetniku, heroi i luftës megjithatë do të mbetet në shtëpi duke treguar budallallëqet parazgjedhore, në të cilat serbët nuk po dhezen më.

Para njëzet e pesë vjetëve kam qenë e tmerruar me luftën e cila të gjithë popujt e ish Jugosllavisë i shndërroi në bukë për varre të uritura. Sot, po më ha k… që këtyre trapëve kurrë nuk iu mjaftojnë luftërat.

Unë jam plakë, ndërsa djalin e kam zviceran.

(Marrë nga gazeta serbe Blic – në shqip gazetametro.net)

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë