Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli thotë se në zgjedhjet lokale në Drenas, që do të mbahen më 4 dhejtor, veç se ka filluar planifikimi i vjedhjes së votave.
“Me aq sa pashë dhe kuptova nga informatat, veqse ka filluar planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve”, ka thënë Pacolli.
Gjatë qendrimit në Drenas, Pacolli, ka bërë apel Policisë, Prokurorisë, OSBE’së edhe ambasadave të shteteve mike në Kosovë, që të kujdesen, që votat e qytetarëve të Drenasit, të mos vidhen votat.
“Unë i bëj apel policisë së Kosovës dhe prokurorisë që të angazhohen me seriozitetin më të madh në mënyrë që mos të ketë vjedhje dhe blerje të votës. Po ashtu, iu bëj thirrje edhe OSBE-së dhe ambasadave të shteteve mike të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të dërgojnë sa më shumë vëzhgues që të jetë e mundur, nëpër qendrat e votimit”./gazetametro.net