Loading…

Veç pse kritikoi FFK’në, presidenti i Trepçës ’89 mund të dënohet nga ky institucion

  • 03/03/2021 | 12:08

Veç pse kritikoi FFK’në, presidenti i Trepçës ’89 mund të dënohet nga ky institucion

Pas presidentit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili para disa javësh u dënua me një vit nga Federata e Futbollit e Kosovës për shkak disa kritikave dhe akuzave që ia kishte adresuar këtij instucioni, edhe presidenti i një klubi tjetër rrezikon të dënohet nga shtëpia e futbollit thuajse për arsye të njëjtë.


Bëhet fjalë për njërin prej donatorëve më të vjetër në futbollin kosovar, presidentin e Trepçës ’89, Abedin Zeka. Komisioni i Garave i FFK-së tashmë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Zekës, për të cilin do të vendos Komisioni Disiplinor për ta dënuar apo jo.

Në njoftimin e FFK-së thuhet se Zeka ka drejtuar akuza të pabaza kundër organeve të FFK-së.

Zeka njihet si një kundërshtar i madh i kryesisë së FFK-së ndaj së cilës vazhdimisht hedh kritika dhe shpreh pakënaqësi. Me kritika ai ka vazhduar edhe pas ndeshjes së fundjavës në mes Trepçës ’89 e Prishtinës (0:1), duke deklaruar se drejtuesit e FFK-së po përpiqen t’i përçajnë klubet në mënyrë që ato të mos mund të jenë të bashkuara për të bërë ndryshime në futbollin e Kosovës duke filluar prej kryesisë së FFK-së.

“Qëllimi i tij është me na prishë neve klubeve mes vete. Kishte dërguar gjyqtarë të tillë vetëm me prishë ndeshjen. Goli i dytë i Prishtinës ka qenë faull. Gjatë pjesës së parë ka qenë edhe një karton i kuq, por që s’u dha. Ne s’jemi Barcelonë me i mposht ekipet me gjyqtarë. Lojtarët ishin tejet të dëshpëruar, mezi i kam pajtuar”, kishte thënë Zeka pas ndeshjes.

Express shkruan se Zeka i përket grupit të opozitar të FFK-së bashkë me Remzi Ejupin dhe disa individë tjerë të klubeve apo ish zyrtarëve të FFK-së që kërkojnë qe një kohë të gjatë ndryshime në FFK.

E Zeka kishte reaguar ashpër kur FFK-ja e kishte dënuar homologun e tij nga FC Prishtina, duke potencuar se drejtuesit e futbollit duke e dënuar Ejupin po mundohen t’i frikësojnë dhe t’ua mbyllin gojën edhe presidentëve tjerë që duan ndryshime në FFK.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë