Loading…

Veç një defekt detyron kompaninë e famshme të largojë nga tregu mbi 180 mijë vetura

  • 04/02/2018 | 16:10

Veç një defekt detyron kompaninë e famshme të largojë nga tregu mbi 180 mijë vetura

Për shkak të një defekti me Airbag, gjiganti japonez i prodhimit të automjeteve, Toyota, do të tërheqë nga tregu 181,797 automjete në Kinë.


Në një njoftim nga Administrimi i Përgjithshëm të Mbikëqyrjes së Cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës, përcjell Telegrafi, është theksuar se modelet New Highlander, Levin, Levin Hybrid dhe Corolla Hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016, janë ato më difekt në Airbag.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike pa pagesë shtesë.

Sipas njoftimit, ka shqetësime se pjesët e transduktorëve me defekte në Airbag-un e automjetit mund të shkaktojnë mosfunksionim e tyre, të cilat mund të paraqesin kërcënim për sigurinë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë