Loading…

Veç edhe 2 muaj afat për falje të borxheve

  • 26/06/2017 | 20:52

Veç edhe 2 muaj afat për falje të borxheve

Kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundim të afatit për shlyerjen e borxheve të vjetra, por numri i qytetarëve që shkojnë t’i shlyejnë këto borxhe është shumë i vogël.


Administrata Tatimore e Kosovës ka shumë gjasa të angazhojë sërish ekipe për të mbledhur borxhet e papaguara tash e shumë vjet nga individë e kompani private dhe publike.

Kjo për shkak të numrit të ulët të të interesuarve për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me këtë administratë në kuadër të ligjit për faljen e borxheve publike.

Nga mbi gjysmë miliardi euro borxhe, kanë mbetur pa u paguar edhe rreth 285 milionë euro.

Shpresa e drejtuesve të administratës mbetet te fundi i afatit që është 1 shtatori, në rritjen e interesimit për shlyerjen e borxheve, ani pse një situatë e tillë do t’i sillte jo pak probleme, raporton KTV.

Zv.drejtor i Përgjithshëm Hamdi Hoxha ka paralajmëruar masa të ashpra nëse tatimpaguesit borxhlinj nuk kryejnë obligimet në kuadër të këtij ligji. Në situatë të njëjtë gjendet edhe Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Në këtë ndërmarrje thonë se këtë vit kanë falur 800 mijë euro dhe kanë riprogramuar 600 mijë euro për 1.599 konsumator borxhlinj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë