Mesnatën e kaluar ka vdekur Egzon Kryeziu, pas 9 muajsh qëndrim në spitale të Turqisë, pas lëndimeve serioze që kishte marrë në një aksident rrugor, shkruan Gazeta Metro.
Në janar të këtij viti, 27-vjeçari Egzon Kryeziu nga Prishtina kishte marrë lëndime të rënda trupore nga një aksident rrugor që kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë.
Pas nëntë muajsh luftë me jetën, Kryeziu ka vdekur në një prej spitaleve të Stambollit në orët e para të mëngjesit të 28 shtatorit.
Sipas njoftimit të babait, trupi i pajetë i Egzonit do të varroset sot më 29 shator në varrezat e Dragodanit (Prishtinë) në kohën kur falet namazi i drekës./gazetametro.net