Edhe katër viktima janë shënuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit nga koronavirusi, transmeton Gazeta Metro.
Siç mëson Alsat një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit janë shënuar nga një viktimë.
Deri më tani numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoni ka shkuar në 25.
Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me virusin korona kurse 519 vazhdojnë të jenë të prekur nga ky virus. Kurse të shëruar janë 30 persona. /gazetametro.net