Numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut çdo herë e më shumë po shënon rritje, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tre vdekje si pasojë e pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Metro.
Me konfirmimin e këtyre viktimave, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend ka shkuar në 54.
Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 21 pacientë të tjerë janë shëruar
Sipas njoftimeve të fundit, numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1,225. /gazetametro.net