Këngëtari dhe kompozitori amerikan i muzikës Reggae dhe asaj POP, Johnny Nash,i cili kishte ndikim te madh i njohur më shumë për hitin e vitit 1972 I Can See Clearly Now, ka vdekur në moshën 80 vjeç, në shtëpin e tij ka thënë djali i Nash, John, transmeton Gazeta Metro.
Nash, shëndeti i të cilit ishte në rënie për shkak të moshës sigurisht, vdiq në shtëpi pranë familjes së tij. Muzikanti filloi të këndonte si fëmijë dhe debutoi në labelin e tij kryesor me këngën A Teenager Sings the Blues të vitit 1957. Nash, i lindur në Hjuston, ishte një nga këngëtarët e parë jo-xhamajkanë që regjistroi muzikë regga në Kingston, Xhamajka.
Hiti i tij “I Can See Clearly Now” shiti më shumë se një milion kopje dhe arriti në krye të listës Billboard Hot 100 në 1972, ku qëndroi për katër javë.
Ai gjithashtu pati një hit numër një në Mbretërinë e Bashkuar në 1975 me Tears on My Pillow.Sipas faqes së tij zyrtare, Nash ndihmoi legjendën e reggae Bob Marley të nënshkruajë një kontratë regjistrimi.
Kohët e fundit, artisti filloi punën për transferimin e kasetave të vjetra analoge të këngëve të tij nga vitet 1970 dhe 1980 në një format të ri dixhital.