Loading…

Vdes vetarani i UÇK-së

  • 16/05/2022 | 13:26

Vdes vetarani i UÇK-së

Ish-veterani i UÇK-së, Ymer Durguti nga Rahoveci, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare., njofton kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.


Latifi thekson se Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luftës për çlirim deri në fund.

“Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut. Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë