Loading…

Vdes vajza 8 vjeçe, e lënduar në aksidentin në mes dy kosovarëve në Zvicër

  • 05/09/2017 | 09:07

Vdes vajza 8 vjeçe, e lënduar në aksidentin në mes dy kosovarëve në Zvicër

Ka vdekur vajza 8 vjeçare e cila kishte pësuar lëndime të rënda në ndeshjen në mes të dy kosovarëve në autostradën A5 të shtunën në Kantonin Aargau.


Këtë njoftim e jep aaraguerzeitung.ch duke iu referuar shkollës në qytetin Aarau ku vijonte mësimet 8 vjeçja.

E ndjera kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26 vjeçe, të ndalur në shiritin ndihmës të autostradës, kur një makinë tjetër, e kishte goditur atë, transmeton albinfo.ch. Edhe shoferi i makinës së dytë qëlloi të ishte kosovar! Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital.

“Shkolla Aarau është kapluar nga pikësllimi për vajzën, e cila ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në një komunikatë të kësaj shkolle. Sipas saj, nxënësit do të kenë trajtim psikologjik nga udhëheqja e shkollës dhe punëtorët socialë.

Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta në këtë ndeshje.

Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti, përcjell albinfo.ch. Ndërsa policia i ka marrë patentshoferin shkaktarit të aksidentit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë