Loading…

Vdes shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare

  • 01/09/2018 | 23:31

Vdes shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare

Ka vdekur shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Haziri.


Sot pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Haziri, transmeton gazetametro.net

Ai ishte i burgosur politik dhe autor i shumë veprave publicistike dhe letrare.

Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Ai mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në UP. Punoi një kohë si mësimdhënës në Ferizaj dhe Kaçanik.

Haziri u dënua me 12 vjet burg, prej të cilëve i mbajti gjashtë.

Ramadan Haziri startoi me publicistikë:(“Arti i atdhedashurisë”, Tiranë, 1999)Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin “Vrasësit e dashurisë” mori çmimin e tretë. Aktualisht jeton në Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë