Nga aksidenti ku ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadorës turke kishin mbetur të vdekur dy persona.
Ndërsa, katër të tjerë kishin pësuar lëndime dhe ishin dërguar për trajtim në QKUK, shkruan gazetametro.net
Tani Metro mëson se ka vdekur edhe një prej personave të lënduar që ishte dërguar në spital, duke ngritur në tre numrin e të vdekurve në këtë aksident. Lajmin për Metron e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ndryshe, në aksident ka mbetur e lënduar edhe ambasadorja turke, Kivilcim Kilic, e cila gjithashtu është dërguar për trajtim në spital /gazetametro.net