Loading…

Vdes njëri nga të aksidentuarit në Istog, dy të tjerë të lënduar

  • 20/05/2017 | 14:52

Vdes njëri nga të aksidentuarit në Istog, dy të tjerë të lënduar

Një person i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut mes një veture që u përplas me një autobus, mesditën e së shtunës, në fshatin Vrellë të Istogut.


Nga ky aksident, të lënduar, kanë mbetur edhe dy persona tjerë të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Këto informacione të fundit rreth aksidentit, për Gazetën Express, i ka konfirmuar zëdhënësi Policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Viktima e aksidentit, bëhet e ditur se, ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës. Ai ishte i moshuar, mbi 65 vjeç, dhe ndodhej në veturën e cila u përplas me autobus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë