Loading…

Vdes një person, bie nga kati i 9’të në Dardani (Foto)

  • 16/05/2017 | 11:05

Vdes një person, bie nga kati i 9’të në Dardani (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin e quajtur Kurriz në Prishtinë.


Një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga kati i 9’të i një ndërtese dhe ka vdekur menjëherë.

Florije Ahmeti nga zyra për informim e Policisë rajonale të Prishtinës, e ka konfirmuar rastin në një prononcim për gazetametro.net.

Ajo ka thënë, se policia dhe ekipet mjekësore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ahmeti ka thënë se viktima është rreth moshës 60 vjeç.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e rastit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë