Loading…

Vdes një kosovar nga koronavirusi në SHBA

  • 20/04/2020 | 13:55

Vdes një kosovar nga koronavirusi në SHBA

Në mesin e mijëra viktimave të shënuara nga koronavirusi në SHBA është edhe një kosovar, i cili vdiq pasi u infektua nga pandemia Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Haki Latifi, njëri nga familjarët përmes një postimi në Facebook, ku tutje tha se kosovari 69 vjeçar i cili vdiq dje, vjen nga Pirana e Prizrenit dhe vdiq në New Jersey.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në New Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020) nga Pirana e Prizrenit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Duke u bazuar në njoftimet e fundit, numri i viktimave të koronavirusit në SHBA ka arritur në 39 mijë e 115,  ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve ka arritur në 741 mijë e 866 raste.

Njoftimi i plotë i Latifit:

“NJOFTIM MORTOR NGA
FAMILJA LATIFI-DALIPI

Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në Neë Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020)
nga Pirana e Prizrenit.
Per shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19, e pamja do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
Ceremonia e varrimit bëhet në SHBA.
Shpirti dritë ju bëftë dhe pushoftë në paçen e amëshuar!

Të pikëlluarit
Familja Latifi-Dalipi”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë