Loading…

Vdes një ish-anëtar i LDK’së

  • 18/11/2020 | 12:34

Vdes një ish-anëtar i LDK’së

Ka vdekur Nazmi Muqaku, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Ferizaj, shkruan Gazeta Metro.


Dega e LDK’së në Ferizaj ka përshkruar edhe veprimtarinë e të ndjerit, ndonëse nuk kanë dhënë detaje lidhur me vdekjen e tij.

Ky është njoftimi i tyre:

Sot, qenka ndarë nga jeta, larg vendlindjes në Leverkusen të Gjermanisë veprimtari i pa kursyer i çështjes kombëtare dhe i LDK-së Nazmi Muqaku.

Ai tërë jetën punoi për Kosovën dhe ishte pjesë aktive e çdo organizimi politik në Gjermani, që nga protestat e demostratat e deri te veprimtaria institucionale e Qeverisë së Kosovës në mergim, duke qenë aktiv edhe në përmbushjen e arkës së tre përqindëshit në Republikën NRË të Gjermanisë.

Pas pensionimit ishte në çdo hap me LDK-në dega në Ferizaj duke qenë pjesë rrjedhëse e çdo aktiviteti. Ishte i dashur për secilin dhe me secilin por i pa kompromis në vizionin Rugovian të LDK-së.

Për veprën e tij disa herë u nderua me mirënjohje dhe falenderime të cilat i konsideronte si nder dhe rikthim moral të borgjit të LDK-së ndaj tij.

LDK me vdekjen e tij humbi një njeri të përkushtuar të saj.

Ai do të kujtohet me respekt nga të gjithë ata që e njohen dhe punuan me të.

Dega e LDK-së në Ferizaj ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit dhe gjithë veprmtarëve të saj.

Pushoftë në paqe!Dega e LDK-së Ferizaj

Kryetari,

Muharrem Sfarqa

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë