Në Spitalin e Burgut të Dubravës ka vdekur njëri nga të burgosurit, shkruan Gazeta Metro.
“Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut të Dubravës derisa ishte duke vuajtur dënimin, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor,” thuhet në raportin e Policisë.
Policia bën me dije se trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti i vdekjes po hetohet.
Edhe më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ndodhi vdekja e një të paraburgosuri, Astrit Deharit që po dyshohej për sulmin e katër gushtit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.