Loading…

Vdes një grua në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime

  • 18/11/2020 | 09:00

Vdes një grua në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime

Mbrëmë rreth orës 20:00 ka ndërruar jetë një femër e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shendetit Mendor në Shtime.


Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Qendra e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime të cilët kanë thënë se e ndjera ishte në moshë të shtyer dhe se kohët e fundit kishte disa komplikime shëndetësore.

“Po, mbrëmë ka ndërruar jetë një femër e cila ka qenë banore residente në këtë qendër. Ajo ka qenë në moshë të shtyer, kohët e fundit me disa komplikime në shëndet, por për shkak të COVID-19 nuk është ndalë në spital për trajtim prandaj është trajtuar në qendë”, kanë thënë për Gazetën Sinjali nga kjo qendër.

Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen, mirëpo ende nuk dihet se çka shkaktoi vdekjen e saj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë