Loading…

Vdes një grua në aksident trafiku në Istog

  • 28/12/2016 | 17:28

Vdes një grua në aksident trafiku në Istog

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Drogolevc të Istogut. Siç edhe njofton Policia e Kosovës, viktima kishte qenë pasagjere në veturën e tipit Opel – Vectra, e cila ishte goditur nga një automjet (kombi – bus).

Policia thotë se ka arrestuar vozitësin e këtij kombi – busi, pasi që i njëjti nga pakujdesia dhe tejkalimi i pasigurt është ndeshur me veturën tjetër.

Policia njofton se lëndime kanë pësuar edhe viktima-drejtues i veturës dhe dy pasagjerë në veturën e njëjtë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë